Storytelling Memory Craft

Në vitin 2017, nisa të shes veshjet e mia dhe të familjarëve  në internet.  (Tani do e marr vesh vellai se ku i kane humbur rrobat (qesh).

Në 2019 aplikova në një kompeticion me një ide biznesi  për krijimin e nje hapesire me veshje unike, streetstyle permes punës së dorës, me qëllim financimin.

Mendoni se e fitova start up-in?

Jo!

Në fazën e fundit të garës pasi kisha kaluar 200 pjesmarres, 3 kualifikime dhe kur vetem një  fjalë me ndante nga fitorja , u skalifikova. Gjerat si kisha pasur te lehta kshuqe do ishte çudi të fitoja. Pavarësisht përgjigjës zyrtare vendosa ti shkruaj organizatës një email se pse une e meritoja të fitoja. Pas disa oresh me erdhi një kthim emaili:

“Pershëndetje Djana, injoroni emailin paraardhes, jeni shpallur FITUESE” 

Ka një çast që bën një kthesë në jetë dhe ky ishte për Memory Craft-in çasti i tij. Pjesa tjetër është histori.

Një rrugetim i panjohur, magjik, i vështirë, ndjellës, sfidues me një qëllim:ngritjen e një brandi streetstyle të personalizuar në Shqipëri. Sollëm detajin, cilësine dhe mirënjohjen ndaj klientit.  Sot, falë dashurisë tuaj, ne mbushim 5 vjet. Memory Craft numeron mbi 25 produkte të dizenjuara, prodhuara dhe të personalizuara. Në Athinë, Londër, Berlin, New York e deri në Australi kemi dërguar produktet tona në familjet shqiptare.

E së fundmi dua të them që jam e lumtur i kam parë klientet të diplomohen, te dashurohen, te martohen madje edhe te behen me femije. Dyfish e lumtur që edhe klientet kanë qënë aty kur unë i kam kaluar këto momente jete.

Memory Craft do vazhdoje të jetë aty përmes kujtimeve që  kanë lënë skicimet e fotografive, shprehjet me peshe, emocionet e dizajneve , të dhuratave e të festave sepse ku janë kujtimet aty është dhe MEMORY CRAFT.

Can’t wait to wear!  


Djana Marku, themeluese e MC